Site icon PrishtinaPress

Lajçak takon Escobarin dhe paralajmëron takime me Kurtin e Vuçiqin: Situata në veri të Kosovës, mbetet shumë lart në në agjendën time

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për takimin të cilin në Bruksel e kishte me Gabriel Escobarin, emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak thotë se pavarësisht që gjatë verës kishte një paqe në Ballkan dhe Bruksel, sfidat nuk u zhdukën.

Ai thotë se situata në veri të Kosovës mbetet shumë lartë në agjendën e tij.

”Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta mbi dialogun, ftova Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese”.

“Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet që lidhen me dialogun, ndamë vlerësime për situatën aktuale, si dhe për zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme”.

“Ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme”.

“Do të udhëtoj për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, por edhe me një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Exit mobile version