-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak takon Bislimin dhe Petkoviqin

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin dhe drejtorin e ashtuquajturës zyre e Kosovës në Serbi Petar Petkoviq.

Me këto takime Lajçak bëri të ditur se po i zhvillon përgatitjet për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”.

Një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ishte zhvilluar në muajin korrik.

Takimi i radhës pritet të mbahet në muajin shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img