Site icon PrishtinaPress

Lajçak takohet me Nënsekretarin e Shtetit në Varshavë, flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi

I dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak u shpreh mirënjohës ndaj shtetit të Polonisë për mbështetjen e ofruar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor pas takimit të së martës në Varshavë.

Lajçak njoftoi se në takimin me nënsekretarin e Shtetit, Marek Prawda, është diskutuar edhe tema e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ndër të tjera.

“Pata një takim të shkëlqyeshëm me nënsekretarin e shtetit në Poloni, Marek Praëda në Varshavë. Ai më dha një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në rajon dhe një përditësim mbi situatën në dialog. I jam mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve tona”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, është paralajmëruar që në javën e ardhshme të ketë takim në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ku ndër çështjet që do të trajtohet është ajo e dinarit serb.

Exit mobile version