Emisari i BE’së, Mirosllav Lajçak është duke mbajtur një takim në zyrat e LVV’së me kreun e këtij subjekti, Albin Kurtin.
Në takimin me Lajçakun nga Vetëvendosje është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputetja Fitore Pacolli.
Lajcak është duke qëndruar në Kosovë pas bllokimit të dialogut me Serbinë për shkak të çështjes së Asociacionit. Sot ai është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi./Express/