6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak takohet me Kurtin në Davos, diskutohet për hapat e ardhshëm të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).

Takimin e ka njoftuar vetë Lajçak me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, shkruan Demokracia.com.

Sipas Lajçak, me Kurtin u diskutua për hapat e ardhshëm për dialogun, normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjeve aktuale.

“Fillova ditën time në Davos për #wef23 me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, thuhet në postimin e Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun pritet ta vizitojë Kosovën pas dy ditësh.

Mediat serbe njoftuan se Lajçak ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img