Site icon PrishtinaPress

Lajçak takohet edhe me komandantin e KFOR-it, forca e NATO-s vazhdon ta mbështesë dialogun

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Ulutash dhe Lajçak kanë diskutuar për përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, shkruhet në njoftimin e KFOR-it, në platformën X.

Lajçak sot është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Exit mobile version