Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.
Sipas informacioneve të Nova.rs, ai arrin në Serbi në orën në orën 11:00.
Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën e Serbinë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.
Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.
Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë./Prishtinapress/