Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes Lajçakut dhe Vuçiqit do të mbahet rreth orës 13:30, ndërsa temë diskutimi do të jetë dialogu në Bruksel.
Lajçaku javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare të paparalajmëruar në Kosovë, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislmi.
Lajçaku ka thënë se tema e energjisë dhe targave e kanë dominuar takimin e tij me Kurtin.
“E para ishte rruga drejt normalizimit dhe vazhdimi i diskutimeve që nisëm së fundmi që vazhduan edhe me intervenim të presidentit Macron e kancelarit Scholz dhe përfshirjen e Blinkenit. Diskutuam hapat e ardhshëm. Tema tjetër ishte ajo për energjinë dhe për targat”, ka thënë ai javën e kaluar pas takimit me Kurtin./Prishtinapress/