Site icon PrishtinaPress

Lajçak: S’duam Ukrainë tjetër, po punojmë për të qetësuar situatën në Kosovë

epa08046251 Slovak Minister of Foreign Affairs Miroslav Lajcak arrives of the 26th Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) Ministerial Council in Bratislava, Slovakia, 05 December 2019. The 26th OSCE Ministerial Council, bringing together Foreign Ministers from across the OSCE region, takes place on 05 and 06 December 2019. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu luftës atje, ndërsa ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë.

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam t’i qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës”, ka thënë Lajçak për Euronews Albania.

“Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i”, ka shtuar ai nga Struga.

 

Exit mobile version