Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, në konferencën për media pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia, shkruan Express.
Miroslav Lajcak është përgjigjur duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.
“Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajcak me një buzëqeshje të lehtë.
Ndërkohë që derisa Lajcak ka folur, ka ndërhyrë këshilltari i kancelarit Scholz, Jens Plotner, duke bërë me dorë nga radha e emisarëve, duke nënkuptuar se Lajcak është bashkë me ta në Prishtinë./GazetaExpress/