Pas shpërthimit të mbrëmshëm në fshatin Varragë të Zubin Potokut, i cili dëmtoi kanalin Ibër-Lepenc, ka folur i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Ai tha se pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadorit të BE-së në Kosovë Aivo Orav një ditë më parë.
“Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Lajçak.