Site icon PrishtinaPress

“Lajçak përfaqësues ideal i BE’së që s’bënë asgjë, me pagë 50 mijë euro”

Dusan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike thotë se Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak merr pagë rreth 50 mijë euro në vit dhe s’bënë asgjë. BE-ja ia ka zgjatur mandatin diplomatit sllovak edhe për dy vite deri më 31 gusht 2024.

“Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së, nuk ka bërë asgjë deri më tani për të përmirësuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mandati i tij është zgjatur edhe për dy vjet. Ai mund të mburret vetëm me një udhërrëfyer për asgjë – për tavolina. Zgjedhja e Lajçakut është përfaqësimi më i keq i gjendjes në të cilin është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe është një përfaqësim i trishtuar i të gjithë Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian”, ka thënë ai për Danas.

Janjiq thotë se deri tash askush s’ka dëgjuar për ndonjë plan të Lajcakut, megjithatë ai është i kënaqur për zgjatjen e mandatit pasi merr rrogë rreth 50 mijë euro në vit.

“Për të dhe bashkëpunëtorët e tij ndahen nja dy milionë euro çdo vit dhe me ato para mund të ndërtohen shkolla dhe spitale dhe efekti do të ishte më i madh se ndërmjetësimi i tij në negociata”, thotë Janjiq dhe shton se rezultatet e Lajçakut deri më tani nuk kanë qenë asgjë dhe se tani është e qartë se ai e ka shpikur kinse takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit për t’ia zgjatur mandatin.

Exit mobile version