4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak përballë Vuçiqit në Beograd, diskutohet edhe për kthimin e serbëve në institucione

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar sot në Beograd, ku është pritur për takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. 

Me të, Lajçak ka diskutuar për dialogun, kthimin e serbëve në institucione dhe tema të tjera.

“Në Beograd, sot diskutuam për rrugën përpara drejt normalizimit si vazhdim i debatit për Dialogun me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm edhe për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e servëve të Kosovës në institucione, udhërrëfyesin për energjinë dhe perzonat e zhdukur”, ka njoftuar Lajçak.

Ditë më parë, në një intervistë, Lajçak kishte bërë të ditur se ka në plan t’i diskutojë komentet e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, mbi planin e BE-së për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, i njohur si plani franko-gjerman.

Lajçak kishte thënë se pas diskutimeve të nevojshme, do të përgatitet takimi i radhës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

Është raportuar se Lajçak nesër do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga Lajçak e as nga Qeveria e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img