0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak për vizitat në Prishtinë e Beograd: Shpresuam shumë – do t’iu raportoj vendeve të BE-së

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Facebook për vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd bashkë me Gabriel Escobar, përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak thotë se ka shpresuar më shumë, por sidoqoftë, për gjithçka thotë se do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar fillimisht Lajçak.

Më pas ka treguar për takimet që i ka zhvilluar në Prishtinë, me përfaqësuesit institucionalë dhe ata të opozitës.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe për takimin që e ka pasur me Listën Serbe, duke thënë se janë përfaqësuesit e palës së prekur.

“Pasi që asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirë popullatën e prekur, DAS Escobar dhe unë u takuam me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img