-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lajcak për Kanal10: I mbyllëm marrëveshjet e vogla, tani në fokus plani i gjerë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me marrëveshjen e fundit të 23 nëntorit, nuk do të ketë më afate kohore por, që palët e përfshira do të fokusohen në planin më të gjerë.

Lajçak në një intervistë ekskluzive në Politiko në Kanal10, u shpreh se me tensionet e krijuara së fundmi, ishte pamundur që palët të fokusoheshin në normalizim të marrëdhënive.

“E para,  pesë muajt e fundit kemi punuar me afate, gjithmonë përballemi me një afat i cili rrezikon të ketë pasoja të rënda për stabilitetin dhe sigurinë në terren. Njëherë kishim afat 1 gushtin, më pas 1 shtatorin, 1 nëntorin dhe 21 nëntorin. Kështu që harxhuam shumë kohë dhe energji për t’u siguruar që të ruajmë qetësinë në terren, veçanërisht në Veri të Kosovës. Dhe sigurisht, ishte e pamundur të fokusoheshim në çështje të tjera, veçanërisht në çështjen më të rëndësishme e që është normalizimi i marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Sipas të dërguarit të BE-së, marrëveshja e fundit eviton edhe përshkallëzimin e mëtejm të tensioneve.

Ai tha se propozimi franko-gjerman, do të jetë fokusi kryesor në takimet e ardhshme në Bruksel.

“Urgjentisht do të fokusohemi në normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit që ia kam paraqitur kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në shtator me mbështetjen e fuqishme të përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës. Prandaj kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme”, ka shtuar Lajçak në Politiko

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img