18.9 C
Pristina
Wednesday, July 3, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak për dialogun: Nuk ka pengesa në kalendarin aktual politik, është shans për normalizim

Miroslav Lajçak, i dërguari posaçëm i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, vlerëson se kalendari aktual politik paraqet një shans unik për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve

Sipas, Lajçak, meqë nuk kemi zgjidhje në dy vitet e ardhshme në Kosovë dhe në Serbi, mund të jetë një rast i favorshëm.

“Tani kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, e kjo është që nga tani deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, si dhe në Kosovë. Nuk do të ketë zgjedhje as në Evropë dhe në SHBA”, tha Lajçak në një intervistë për agjencinë APA.

Kjo do të thotë se nuk ka “pengesa në kalendarin politik” dhe se “mund të bëhet përparim i vërtetë”, beson Lajçak.

“Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik, dhe do të ishte gabim i madh nëse nuk do ta shfrytëzonin atë dritare kohore”, tha ai.

Ai e sheh si pozitive mbështetjen e Londrës dhe Washtingtonit për procesin e normalizimit mes Prishtinës dhe Berogradit.

“Edhe pse nuk është më zyrtarisht antare e BE-së, Britaninë e Madhe e shoh si pjesë të përpjekjeve të përbashkëta dhe kemi bashkëpunim shumë të mire edhe me SHBA-në”, shtoi Lajçak.

Ndër të tjera Lajçak e ka konsideruar të rëndësishme dhe pozitive që Vuçiq dhe Kurti në takimin e gushtit ranë dakord që të takohen rregullisht, një herë në muaj, për të diskutuar “rrugën drejt së ardhmes”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img