Site icon PrishtinaPress

Lajçak për Ahtisaarin: Gjigant i politikë së jashtme, tha se paqja është çështje vullneti, kjo mbetet më e vërtetë se kurrë

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i pikëlluar nga vdekja e ish-presidentit finlandez, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari.

Lajçak tha përmes një postimi në Twitter se Ahtisaari ishte “një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme”.

“I pikëlluar thellë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit ???????? dhe laureatit të Nobelit, Martti Ahtisaari. Një gjigant shumë i respektuar i politikës së jashtme, i vlerësova pa masë njohuritë, vizionin dhe vlerësimet e tij”, shkroi Lajçak.

“Ai dikur tha se paqja është çështje vullneti. Kjo mbetet më e vërtetë se kurrë”, shtoi diplomati europian.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1713837694952828986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713837694952828986%7Ctwgr%5E4fb6a18ccfe0e9a0bfae6ef885eb49f63000381c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-per-ahtisaarin-gjigant-i-politike-se-jashtme-tha-se-paqja-eshte-ceshtje-vullneti-kjo-mbetet-me-e-vertete-se-kurre%2F

Exit mobile version