-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak pas takimit me Kurtin: Tash e di më mirë se si e sheh Kosova aneksin e marrëveshjes

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas vizitës që pati me kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë.

Lajçak njoftoi se kjo vizitë, qëllim kryesor pati që BE të dijë se ku qëndron dhe si e sheh Kosova procesin e implementimit të propozimit evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tregoi se takimi ishte frytdhënës, dhe se Kurti i ka dhënë më shumë informacione mbi qëndrimin e tij në këtë proces.

“Qëllimi i vizitës sime në Prishtinë sot është për të diskutuar mbi implementimin e dokumentit me kryeministrin Kurti dhe mund të them se patëm diskutim konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë frytdhënës mbi këtë. Por, qëllimi kryesor i vizitës është të marr informacione se si e sheh Kosova implementimin. Dhe ky takim i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst. Tash di më mirë se cilat janë pritshmëritë edhe të Kosovës për implementimin”, deklaroi Lajçak para mediave.

Lajçak tha se të njëjtën do ta bëjë edhe në takim me Vuçiqin në Serbi.

“Do të jem edhe në Beograd të hënën dhe të martën për të parë se si Serbia e sheh këtë punë”, shtoi ai.

Lajçak tha se, me të dy palët, për momentin është fokusuar në finalizimin e marrëveshjes, si hap i dytë, derisa tha se hapi i tretë do të jetë formalizimi i saj.

“Tani i di shumë më mirë tani pritjet e Kosovës për implementimin. Duhet të fokusohemi në finalizim. Dhe hapi tjetër do të jetë formalizimi. Do të shkojmë atje, por një herë duhet të përfundojmë hapin e dytë. Ambicia sigurisht do të jetë të finalizojmë, të finalizojmë implementimin”, përfundoi Lajçak. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img