Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Europian për dialogun, pas takimit që ka pasur me Albin Kurtin, ka folur për gazetarët.
Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.
Emisari i BE-së nuk ka treguar se kur do të jetë takimi i radhës, derisa ka shprehur habi për deklaratën e presidentiti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi kornizë të re të dialogut, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.
Ndryshe takimi i paparalajmëruar ndërmjet Lajçak dhe Kurtit ka nisur rreth orës 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i qeverise, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi me Lajçak ka qenë arsye që kryeministrit nuk ka qëndruar më gjatë në Kuvend.