Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, ka thënë se takimi me kryeministrin, Albin Kurti, ka qenë i gjatë, i hapur dhe i sinqertë.
Më tutje, Lajçak ka thënë se Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim, ndërkaq ai të vetat.
“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”, ka deklaruar ai.
Lajçak tha se BE-ja nuk është e gëzuar për këtë pozicion të Kosovës që të vendosin masa.
Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrojmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake”.
“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai [Kurti] paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi, ka thënë Lajçak.
“Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, ka deklaruar emisari evropian.