Site icon PrishtinaPress

Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar pas takimeve me kryeministrin Albin Kurit në Prishtinë dhe pas takimit me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic në Beograd.

Lajcak ka thënë se bashkë me emisarët e tjerë perëndimorë kanë udhëtuar për diskutime të rëndësishme dhe substanciale me Kurtin dhe Vuçiqin

Sllovaku ka thënë se në këto takime kanë theksuar që ngjarja e sulmit të Banjskës më 24 shtator duhet të hetohet plotësisht dhe që de-eskalimi dhe normalizimi janë nevoja urgjente.

Miroslav Lajcak ka thënë se presin nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet e Dialogut.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Exit mobile version