-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak paralajmëron një takim Bislimi-Petkoviq në Bruksel, në diskutim për hapat e zbatimit të marrëveshjes

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit Kurti-Vuçiq në Ohër, ka paralajmëruar një tjetër takim ndërmjet përfaqësuesve nga të dy palët.

Mirëpo, këtë herë, Lajçak ka njoftuar se do t’i ftojë në takim në Bruksel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe drejtorin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky takim do të fokusohet në hapat e ardhshëm të implementimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Si hap të ardhshëm në dialog, do t’i ftoj kryenegociatorët në Bruksel dhe do t’i diskutojmë hapat për zbatimin [e Marrëveshjes], për t’u siguruar se kemi një pajtim se si të vazhdojmë me zbatimin. Kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Lajçak. /Reporteri.net/.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img