Site icon PrishtinaPress

Lajçak nuk e sheh si zgjidhje ndryshimin e Kushtetutave të Kosovës e Serbisë, duhet të diskutohet statusi

Njeriu kryesor i Evropës për dialogun Kosovë-Serbi e quan sukses në vete rikthimin e palëve në këtë proces verës së fundit.

Miroslav Lajçak, shprehet se Kosova dhe Serbia janë ende larg me qëndrime, por që po bëjnë punë trilaterale që të zgjidhet nyja.

Në një intervistë për KlanKosova.tv, Lajçak ka folur për procesin që e ndërmjetëson, duke shtuar se BE është gati që të prijë që më 2021 të ketë progres ndërsa thekson se një marrëveshje e arritur do të jetë monumentale.

Këtu ai shpjegon nga pikëvështrimi i tij pozicionet e palëve dhe kohën se kur mund të nënshkruhet marrëveshja finale mes dyja vendeve dhe, se cilat janë parakushtet që duhet plotësuar që ajo të ndodhë.

Ish diplomati sllovak ka thënë se ndryshimin e kushtetutave të dyja shteteve nuk e sheh si zgjidhje.

“Si ndërmjetësues, nuk më përket mua që t’u them Kosovës dhe Serbisë që ta bëjnë këtë. Gjetja e gjuhës së përbashkët të nevojshme në mënyrë që të dy palët të fitojnë pak për njerëzit e tyre, është ajo që po e bëjmë në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Lajçak.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk mund të arrihet pa u diskutuar çështja e statusit. Të dyja palët e dinë këtë dhe ato kanë shprehur pozicionet e tyre për këtë”.

“Sidoqoftë, neve na duhet që ta ndërtojmë një marrëveshje të përbashkët në elemente të tjera të marrëveshjes në mënyrë që të jemi të gatshëm ta diskutojmë atë. Të dy palët është e nevojshme që ta kenë të qartë se si në tërësi do të duket Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për të pasur diskutime përmbajtësore rreth saj”.

“Puna nuk është ende këtu”.

Exit mobile version