3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Normalizim e jo kapitullim-Asociacioni, të jetë sipas modelit për të cilin pajtimi u arrit para një dekade

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka theksuar sot se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të krijohet, bazuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe modelet shtoi se modelet që ai i ka propozuar në Prishtinë , synojnë të tregojnë se askush nuk ka nevojë të ketë frikë nga themelimi i Asociacionit.

“Një anëtar i tyre thotë se duhet të krijohet Asociacioni. Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se duhet të krijohet Asociacioni. SHBA thotë që Asociacioni duhet të krijohet. Pra duhet të krijohet dhe do të krijohet. “, theksoi ai.

Emisari i BE-së në një intervistë të dhënë për RTS, ka thënë se Asociacioni duhet të krijohet sipas marrëveshjes që është rënë dakord në 2013-2015.

”Asociacioni duhet të ndërtohet sipas modelit që është rënë dakord në 2013 – 2015. Dhe modelet janë aty për të treguar se askush nuk duhet të ketë frikë. Ka modele të vetëqeverisjes, të minoriteteve në Evropë dhe kjo nuk është asgjë e rrezikshme. Askush nuk duhet të ketë frikë. Është normale që kemi garanci ligjore që komuniteti pakicë të ndihet i sigurt. Ne e dimë që është rënë dakord në 2013, por nuk ndodhi. Këtë herë duhet të ndodhë, bazuar në atë që u ra dakord në 2013, pra në 2015.”, shpjegoi ai.

I pyetur nëse Asociacioni ka kompetenca ekzekutive dhe çfarë do të thotë kur thuhet se nuk duan një Republikë Srpska tjetër në Kosovë, Lajçak shpjegon se Asociacioni ende nuk ekziston dhe se çfarë do të ketë duhet të bihet dakord mes Beogradit dhe Prishtinës brenda dialog, por sigurisht në bazë të asaj që është rënë dakord në 2013 dhe 2015.” Duhet të bien dakord për një sërë detajesh, të propozohet një statut dhe të dy palët bien dakord për statutin. Për dhjetë vjet, marrëveshja nuk është përmbushur, por kësaj radhe do të jetë, sepse nuk do të kemi një marrëveshje pa Asociacion”, tha Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img