1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak nga Beogradi në Prishtinë, në qendër të vizitës dialogu mes dy vendeve

Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, do të zhvillojë një vizitë në Beograd ditën e hënë dhe një ditë më pas do të udhëtojë për në Prishtinë.

Në Kosovë, Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin

Kurse në Beograd është konfirmuar takimi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, Lajçak ka treguar mbrëmë për takimet që ka pasur javën që shkoi, që në fokus e kishin dialogun, zhvillimet në rajon dhe zgjedhjet e fundit në Serbi, por nuk ka ndarë detaje nga vizitat që janë paralajmëruar në Kosovë e Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img