-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak nesër takohet me Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç bëhet e ditur nga Qeveria, takimi mes tyre nis në ora 9 te ndërtesa e Qeverisë.

Paraprakisht, Lajçak ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

 Lajçak ka treguar se për çfarë është folur në takimin e tij me Vuçiq.

“Diskutuam për mënyrën si të shkohet përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas takimeve të fundit në kuadër të dialogut. Gjithashtu folëm për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img