2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Nëse ju shtetet e Ballkanit janë gati për anëtarësim, edhe BE-ja është

Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja është gati për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2030.

Në Forumin e Bledit, në konferencën me titull “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë”, kanë folur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, homologu i saj serb Ivica Daçiq, e të tjerë, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke iu kundërpërgjigjur Daçiqit i cili tha se BE-ja vazhdimisht po i ndryshon kushtet e anëtarësimit, dhe se viti 2030 nuk është real, Lajçaku tha se BE-ja është e gatshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse ju jeni gati, ne jemi gati”, tha Lajçaku.

Ai theksoi se nuk e mban mend në të kaluarën që BE-ja të ketë qenë më e gatshme sesa vet shtetet e Ballkanit.

“Nuk e mbaj mend një situatë që BE-ja ka qenë më e gatshme për Ballkanin, sesa Ballkani për BE-në. Tani e kemi këtë momentum, i cili nuk zgjat përgjithmonë – shfrytëzojeni”, tha Lajçaku në Bled të Sllovenisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img