2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak në Washington koordinohet me amerikanët për marrëveshjen Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Washington ku ka zhvilluar konsultime lidhur me bashkëpunimin SHBA-BE dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë qëndrimit treditor në Uashington DC ka zhvilluar takime dhe produktive rreth bashkëpunimit BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor.

“Sapo përfundova vizitën tre-ditore në Uashington DC. Pata një numër takimesh intensive dhe produktive rreth bashkëpunimit BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Sipas të fotografive të postuara në Twitter, shihet se Lajçak gjatë gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takim edhe me emisarin ë SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak gjatë një vizite në shkurt të këtij viti në Prishtinë theksuan se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk ishin në pikëpyetje dhe se askush nuk ishte i interesuar të krijonte një Republikë Serbe të re në Kosovë.

Ndërsa takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 13 maj, lidhur me targat, ka përfunduar pa marrëveshje.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi, besohet se janë arritur mbi 30 marrëveshje, ndonëse autoritetet në Prishtinë dhe në Beogradi, flasin me shifra të ndryshme për këto marrëveshje.

Në mesin e marrëveshjeve të arritura është edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për formimin e së cilës, tashmë ekziston kontesti ndërmjet vetë palëve që e kanë arritur atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img