Site icon PrishtinaPress

Lajcak në Beograd pritet nga Petkovic, në 11:00 është planifikuar takimi me Vuçiqin

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka pritur sot në Beograd emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Emisari sllovak në orën 11:00 pritet që të fillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Ky udhëtim i Lajcak në Beograd vjen në prag të takimit të 16 nëntorit në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq në Bruksel.

Exit mobile version