1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, ide që provokon luftë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për “non-paper”-in e publikuar së fundmi në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajçaku ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra.

“S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

Për deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se dialogu s’është top-prioritet për të, Lajçaku ka thënë se “në politikë s’mund të zgjedhësh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

Siç raportojnë mediat, Lajçak ka thënë se ka shërbyer për një kohë të konsiderueshme si ministër i Qeverisë së Sllovakisë dhe se nga ajo eksperiencë ka mësuar që “nuk je ti që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty”.

“Unë kam qenë ministër në vendin tim për një kohë të gjatë. Dhe nuk është që t’i i zgjedh prioritetet, por prioritetet të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun gjithashtu. Dialogu nuk është diçka që mund të pret, është i pranishëm në gjithçka që bën. Ne mbështesim prioritetet siç është krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia”, ka thënë Lajçak në organizimin e “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans”.

Sipas tij, plani kryesor që duhet të ndjekë Evropa është zgjerimi i saj me pranimin e shteteve të Ballkanit.

Duke folur për reciprocitetin, për të cilin tha se më shumë e ka parë si detaj elektoral, Lajçak shtoi se dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja platformë që Kosovën dhe Serbinë e trajton si të barabartë në të gjitha aspektet.

“Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta dhe njëjtë përfitojnë nga procesi apo njëjtë vuajnë nga mungesa e progresit”, ka thënë Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img