7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak merr medalje nga shteti i tij për kontribut në diplomaci

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është dekoruar me një çmim nga vendi i tij për kontribut në diplomaci.

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Wlachovsky, i ka ndarë atij Medaljen për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake, që është çmimi më i lartë i MPJ-së sllovake për një diplomat.

“Pata rastin të takohem me mikun dhe kolegun tim, ministrin e Jashtëm, Miroslav Wlachovsky,  për një diskutim produktiv dhe të thellë sot. Faleminderit për çmimin prestigjioz që ma dha Ministria e Jashtme për kontributin tim në diplomacinë sllovake. Jam thellësisht i nderuar që e pranoj!”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Për dhënien e këtij çmimi shkroi edhe kryediplomati sllovak. Ai tha se me Lajçakun foli edhe për Ballkanin dhe BE-në.

“Më vjen mirë që takova mikun tim, një ish-koleg, Miroslav Lajçak në margjinat e FAC-së sot dhe i dhashë çmimin më të lartë të MPJ-së – Medalja për Shërbimet ndaj Diplomacisë Sllovake. Ne kemi diskutuar çështjet e fundit globale dhe vlerësoj njohuritë e tij mbi Ballkanin dhe zgjerimin e BE-së”.

Lajçak, një politikan dhe diplomat sllovak, ka qenë ish-ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë. Përveç kësaj, Lajçak shërbeu edhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për sesionin e 72-të nga viti 2017 deri në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img