Site icon PrishtinaPress

Lajçak me vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, takon Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se arsyeja pse nuk vazhdoi të qëndronte në Kuvend, ishte pikërisht ky takim.

Kryeziu, nuk dha detaje se për çfarë do të diskutohet në këtë takim i cili nuk ishte paralajmëruar.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Kryeziu./Prishtinapress/

Exit mobile version