Site icon PrishtinaPress

Lajçak me disa zyrtarë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar disa takime gjatë javës së kaluar ku është diskutuar për statusin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Siç ka shkruar në Facebook, ai ka pritur në Bruksel të dërguarin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka krahasuar shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe të cilin e ka njoftuar për informacionet e fundit për gjendjen e dialogut.

Lajçak është takuar edhe me Ministren e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, me të cilën ka biseduar për dialogun dhe përpjekjen e ripërtërirë për ta kthyer në realitet perspektivën e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se së bashku me shefin e EULEX-it, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano, i janë drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe progresin e arritur në dialogun me mbështetjen e BE-së.

“Në mes të javës bëra një udhëtim të shkurtër në Berlin, ku u takova me Jens Plettner, këshilltar për punët e jashtme të kancelarit gjerman (Olaf) Scholz, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme gjermane”, ka shkruar Lajçak. në Facebook./Paparaci.com

Exit mobile version