-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, prova është në zbatimin e saj

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e arritur mes të dyja vendeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën që lamë pas, është moment i rëndësishëm historik..

Në një intervistë për REL-in dhe EuroNews në gjuhën serbe, Lajçak ka thënë se kjo krijon cilësi të re të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe e ngre dialogun në nivel më të lartë.

Po ashtu ai ka përdorur një metaforë, për të shpjeguar se kur do shihen rezultatet e marrëveshjes, duke thënë se ‘prova e pudingut është në të ngrënit e tij’.

“Dua të them se Marrëveshja e arritur në Ohër, të shtunën e kaluar, është një moment i rëndësishëm historik. Krijon një cilësi të re të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ngre dialogun në një nivel më të lartë dhe do t’i hapë rrugë normalizimit, ashtu si edhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Siç thotë fraza “prova e pudingut është në të ngrënit e tij”, ashtu edhe prova e marrëveshjes është në zbatimin e saj. Andaj, fokusi tani është në zbatim. Nuk është sekret që ne, si lehtësues [të dialogut], kemi përgatitur fillimisht një aneks më të detajuar të zbatimit. Me një sekuencë hapash, me afate të qarta kohore, do të ishte më e lehtë të matej. Megjithatë, pas disa orësh negociata, palët kanë arritur të bien dakord për 12 nga 18 pikat. Ka qenë e pamundur të tejkalohen dallimet për gjashtë pikat e mbetura. Kemi provuar shumë, shumë mënyra për t’i kapërcyer ato dallime, por ka qenë e qartë se nuk do të funksionojnë”, ka thënë Lajçak.

Ai ka ritheksuar se dispozitat kryesore të ankesit të marrëveshjes, janë që palët t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit, në mënyrë të plotë dhe në mirëbesim.

“Po ashtu, e kemi përmendur edhe një pjesë tjetër shumë të rëndësishme – se kjo marrëveshje tani po bëhet pjesë e rrugës së anëtarësimit të Serbisë [në BE] përmes kapitullit 35, dhe për Kosovën përmes komisionit special të normalizimit. Kjo është ajo që do të bëjmë tani. Si hap të ardhshëm, tashmë kemi nisur procedurat e brendshme në Bashkimin Evropian për ta zyrtarizuar këtë faktor – [pra], për ta bërë këtë pjesë të agjendës së BE-së për Serbinë dhe për Kosovën”, ka thënë emisari evropian.

Tutje Lajçak ka bërë të ditur si hap të ardhshëm në dialog, se do t’i ftojë kryenegociatorët në Bruksel dhe do t’i diskutojmë hapat për zbatimin [e Marrëveshjes], për t’u siguruar se ka një pajtim se si të vazhdohet me zbatimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img