1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak lë të kuptohet se mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi në dy vitet e ardhshme

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, beson se kalendari aktual politik paraqet një shans unike për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sepse siç thotë ai, zgjedhje nuk pritet të ketë as në Kosovë, Serbi, as në BE apo SHBA.

Kjo shans, Lajçak thotë se nuk ka ekzistuar të paktën në dhjetë vjetët e fundit.

“Tani ne kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, dhe kjo për faktin se deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, as Kosovë, dhe nuk ka asnjë proces të madh zgjedhor në Evropë, as në SHBA”, ka thënë Lajçak në një intervistë për agjencinë e lajmeve APA.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve, marrëveshje kjo që ka nisur së zbatuari dje.

Marrëveshja u arrit në fund të javës së kaluar me ndërmjetësimin e BE-së dhe po ashtu me përfshirjen e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Esobar.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Dje po ashtu ka hyrë në fuqi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img