Site icon PrishtinaPress

Lajçak: Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë

I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Lajçak në një postim në Twitter ka shkruar se ka pasur një bisedë të thellë dhe të mirë me presidentin Hashim Thaçi.

“Patëm një bisedë të thellë dhe të mirë me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i duhet dialogu dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shkruan Lajçak në Twitter.

Ndryshe, Lajçak ndodhet për vizitë në Kosovë. Ai ka takuar një ditë më parë kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Sot, Lajçak ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe do të takojë përfaqësuesit e partive politike.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë edhe Beogradin.

 

Exit mobile version