Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se delegacionet kanë diskutuar për çështjen e targave. Pos saj, Lajçak gjithashtu pati edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.
Lajçak ka njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, po diskutojnë në Bruksel rreth çështjes së targave. Sipas tij, diskutimet sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
Tutje, emisari i BE-së ua çoi një mesazh Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mënyrë që të arrihet rezultati final.
“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt të grupeve punuese rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak në twitter.
Expert delegations of Kosovo & Serbia came to Brussels today for the 4th meeting of the WG on Licence Plates. Discussions brought more clarity about potential options & possible outcomes. I encourage them to continue working on options in view of the approaching deadline.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2022
Zhvillimet e fundit në dialog kanë treguar se Kosova është pala problematike në dialog në sy të BE-së, ose të paktën kështu tha Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“… do të vazhdojmë të bisedojmë me dy palët, në veçanti me Kosovën, sepse në këto momente po tregon më shumë mos dëshirë për tu kthyer në dialog”, tha Borrell para tri ditëve.
E po atë ditë, Lajçak u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, me të cilin tha se pati një takim konstruktiv.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, shkroi Lajçak në një cicërimë në twitter.