Site icon PrishtinaPress

Lajçak jep detaje për takimin me Kamberin: Diskutuam të drejtat e njeriut dhe të pakicave

 I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim sot deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberin.

Lajçak theksoi se me Kamberin ka diskutuar për të drejtatat e njeriut dhe të pakicave, të cilat sipas tij, janë kyçe për procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, shkroi Lajçak në platformën X.

Exit mobile version