-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajcak: Jemi të gatshëm për të bërë rregullime në Statutin e propozuar

Albin Kurti dhe Aleksander Vucic e kanë pranuar në parim draft-statutin e Asociacionit. Për shkak të Kapitullit 35, fundi i janarit 2024 është afati për formalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Por, deri më tash, asnjëra palë nuk ka lëvizur drejt zbatimit. Statuti i Asociacionit nuk ka nevojë të nënshkruhet, meqë nuk është marrëveshje ndërkombëtare. Jemi të hapur për të bërë rregullime në tekst. Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet ta interpretojë kushtetutshmërinë e Statutit – ashtu sic parashihet në marrëveshjen e vitit 2015. Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, flet për Gazetën Express.

Diplomati sllovak, Miroslav Lajcak, të cilit liderët në Prishtinë për ta dëshmuar afërsinë me të i referohen edhe si “Miro”, duket se është i bindur se do ta përfundojë me sukses misionin më të rëndësishëm diplomatik në karrierën e tij; Marrëveshjen Bazike mes Kosovës dhe Serbisë.

Dhe, për këtë, ai ka mbështetje të gjerë në BE dhe SHBA, pavarësisht se në Prishtinë sulmet ndaj tij kanë qenë të shumta muajt e fundit.

Marrëveshja që po shtyn “Miro”, në esencë, është kjo: serbët marrin një autonomi lokale në Kosovë, kurse Shteti i Kosovës një lloj njohje de-fakto të realitetit të krijuar me 17 Shkurt 2008.

Lajcak, në një intervistë me shkrim për Gazetën Express, ka shfaqur brengat e tij për ngurtësinë e palëve në zbatim të marrëveshjes, por për herë të parë, ka përmendur afate dhe obligime që kanë palët në proces. Në shkëmbim të kësaj, ai është treguar i hapur për të bërë rregullime në draft të Statutit, e madje edhe fleksibil kur është pyetur nëse teksti duhet të dërgohet fillimisht në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img