1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Gjetja e zgjidhjes së përbashkët sfiduese, por ka përparim

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se qëllimi i takimit të mbajtur javën e kaluar në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ishte sqarimi i çështjeve të hapura dhe njoftoi se negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

Lajçak ka shkruar në Twitter se edhe pse gjetja e gjuhës së përbashkët mund të jetë sfiduese, është bërë përparim.

Lajçak po qëndron në Firence, ku në kuadër të aktiviteteve të tij më të gjera në diplomacinë publike dhe duke shpjeguar thelbin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, po flet për një kurs për diplomatë të rinj nga Ballkani Perëndimor në Universitetin Evropian.

Ai ka thënë se është një mundësi e mirë për të dalë nga “flluska e Brukselit” dhe për t’u përfshirë në diskutime dinamike për të ardhmen evropiane të rajonit.

“BE-Ballkani Perëndimor nuk është rrugë njëkahëshe dhe unë jam mirënjohës për komentet, pyetjet dhe idetë e gjeneratës së ardhshme të diplomatëve të Ballkanit Perëndimor. Përderisa kjo javë fillon me shtyllat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesore – Dialogun e Normalizimit. E nisa duke pritur negociatorët kryesorë për një raund tjetër dialogu në Bruksel. Ne diskutuam për rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë çështjet e mbetura të hapura. Megjithëse gjetja e gjuhës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne kemi qenë në gjendje të bëjmë njëfarë përparimi. Diskutimet tona do të vazhdojnë edhe në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në Twitter./Paparaci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img