Site icon PrishtinaPress

Lajçak gjatë takimit me krerët e shtetit gjerman, flet për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një takim të dobishëm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak përmes rrjetit social X bëri të ditur se ka pasur një bisedë produktive me zyrtarët e shtetit gjerman.

“Pata takim shumë të dobishëm në sot në Berlin. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë’.

Exit mobile version