2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak flet për marrëveshjen e Bratislavës, paralajmëron edhe takimin e ri Bislimi – Petkoviq

Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave. Ndër tjerash ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës – që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi e Petar Petkoviq.

Ky nuk ka qenë aktiviteti i vetëm i Lajçakut, ai ka përmendur edhe Forumin vjetor të Dubravnikut, aty ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke e dhënë deklaratën që më u bë e famshme “BE-ja në aspektin e sigurisë është tigër prej letre”.

Por Lajçaku s’e përmendi fare kryediplomaten kosovare, ai tregoi për takimin që kishte me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe ministrit të jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

”Të dy i informova për situatën rajonale, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE. Të dy vendet janë partnerë të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e tyre në punën time dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai. 

E pasi u kthye në Bruksel, Lajçak tregoi se e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Për çështjen e dialogut Lajçak ndihmohet direkt edhe nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, si dhe disa shtete evropiane kanë emëruar enkas emisarë për dialogun Kosovë-Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img