Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në takimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mblodhën në Bruksel.
Ai në këtë ngjarje ka takuar ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga e cila ka marrë mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi.
“E mirëprita mundësinë e djeshme për të diskutuar për dialogun dhe shtytjen e ripërtërirë për ta bërë realitet perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen”.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.