I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dje ka vizituar Kosovën
Ai është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimin.
Për këtë takim Lajçak tha se ishte rast i mirë për të diskutuar për dialogun.
Lajçak ka shkruar në twitter se me Bislimin temë diskutimi ishte edhe çështja praktike e dialogut, që sipas tij ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
”Takimi ynë me ZKM të parë të Kosovës Besnik Bislimi, ishte një rast i mirë për të vazhduar bisedën tonë intensive rreth çështjeve praktike të dialogut që kanë për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne diskutuam edhe përgatitjet për takimet e radhës të dialogut”, ka shkruar ai.