0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon çfarë biseduan

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ai nuk dha shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Nuk do të jap detaje, por takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”.

Lajçak u pyet edhe për kërkesën që BE dhe SHBA i kanë bërë Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e targave.

“E diskutuam këtë çështje dhe sigurisht është vendim i kryeministrit. Unë s’do të komentoj në këtë çështje. Nuk do të flas shumë në këtë çështje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img