1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak deklarohet para takimeve: Nuk negociojmë “merre ose lëre”, duam pajtim mes dy palëve

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur në prag të takimeve të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me liderët evropianë në Bruksel.

Lajçak ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën ‘merre ose lëre’, teksa theksoi se ka pritje të larta nga takimi i sotëm.

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak për Kanal10.

Emisari i lartë theksoi se presin edhe implementimin e marrëveshjes.

I pyetur nga gazetari nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëre”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë.

“Ne nuk negociojmë më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img