Site icon PrishtinaPress

Lajçak: 24 shtatori nuk ishte aksident – në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Lajçaku duke folur në Forumin 2BS, ka thënë se e mbështetë heqjen e sanksioneve, pas agresionit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione negative nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Kjo është një mundësi që unë e mbështes”, ka thënë Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, Lajçaku potencoi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me anë të një marrëveshjeje.

“24 shtatori nuk është vetëm një aksident, ishte e rëndë, duhet mirë të hetohet. Do të ketë një ndikim në vazhdimin e dialogt në shumë aspekte, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje një kompromis që mund të arrihet përmes dialogut. Kjo nuk do të ndryshojë. Kush thotë që dialogu ka vdekur, thotë që edhe e ardhmja evropiane ka vdekur – rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë shkon nëpërmes normalizimit të dialogut, normalizimi nuk mund të imponohet, duhet të ketë marrëveshje. Ju mund të diskutoni shumë gjëra nga dialogu, por duhet të pranoni këtë. Ky është dizajni i dialogut”, potencoi Lajçak.

Exit mobile version