Site icon PrishtinaPress

Lahu i VV-së: Në emër të Kurtit janë vjedhë 50 milionë për Badovcin, thirrke njerëz në telefon – çone dorën

Asamblisti i LVV-së në komunën e Prishtinës, e ka pasur sot një diskutim të nxehtë me shefin e tij në Asamble, Gëzim Sveçlën dhe njerëzit tjerë të pushtetit që sot kishin zbarkuar në sallën e seancave të Prishtinës.

Sipas disa pamjeve ekskluzive të siguruara nga Gazeta Sinjali, në Asamblenë e Prishtinës, shihet Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Berita Abazi, këshilltare e Albulena Haxhiut dhe Egzon Azemi, shef i kabinetit të Arben Vitisë.

Të njëjtit dyshohet se kanë bërë presion Edmond Azemit dhe Berat Lahut për të mos e votuar buxhetin e vitit 2025.

Madje në një moment Lahu dëgjohet duke iu thënë se “ky është presion dhe unë nuk shantazhohem as nga ju, dhe as nga kurrkush tjetër”.

Madje ai kërkon sqarime Egzon Azemi për çështjen e Badocit, ku dëgjohet duke thënë se “në emër të Kurtit janë vjedhë 50 milionë”.

“Albin Kurti thirrke njerëz në telefon – çone dorën. Qito situata na e kanë q* nanën”, dëgjohet tek thotë ai.

Exit mobile version