Ish-komadanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka treguar se kur e ka parë emblemën e parë fizike të UÇK-së.
Ai tregoi se ishte fillimi i vitit 1998 kur ka ardhur emblema e parë e UÇK-së dhe tregon se sollën disa vullnetarë nga diaspora.
”Fillimisht emblemën e parë kanë ardhur një grup vullnetarësh prej diasporës përmes Shqipërisë dhe kur kanë arritur në Jabllanicë, kishin edhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Ka qenë filimi i vitit 1998, janar ose shkurti nëse nuk po gabohem”, ka thënë Brahimaj në Pressing të T7.
Ai po rrëfën për aktivitetin e UÇK-së dhe fillet e saj.