0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë

Nënsekretarja e Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA-së, Marisa Lago ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë ka dhënë detaje në lidhje me takimin, derisa ka bërë të ditur se temë e diskutimit ka qenë marrëdhëniet tregtare në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Sot, nënsekretarja Lago u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës @BislimiBesnik dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, për të diskutuar marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë dhe zotimin e tregtisë për rritjen e angazhimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ITA në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img